Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë më shumë! Ky është paralajmërimi i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas (SHKTQ). Në një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë, shoqata shpreh shqetësim për detyrimin e ri të vendosjes së terminaleve POS/POI në autobusët urbanë.
Përmes këtij dokumenti, operatorët paralajmërojnë një kosto financiare të papërballueshme që rrezikon të rëndojë drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Sipas SHKTQ-së, nëse një biletë urbane kushton aktualisht 40 lekë, vetëm tarifa fikse bankare për çdo transaksion me kartë arrin në 30 lekë. Kjo do të thotë se komisioni gllabëron 75% të vlerës së biletës, pa llogaritur komisionet e tjera, deri në 3,20%, kostot e instalimit prej 5000 lekësh dhe mirëmbajtjen mujore.
Operatorët kërkojnë të qartësohet nëse këto tarifa do të subvencionohen nga shteti, apo nëse do të ketë udhëzime specifike për këtë sektor. Ata ngrenë pikëpyetje edhe për anën logjistike, si menaxhimi i fluksit të lartë të pasagjerëve në stacione. “Pa një ndërhyrje apo mekanizëm mbështetës, ky formalizim mund të çojë në kërkesën e pashmangshme për rritjen e çmimit të biletës”, thotë shoqata.
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...