Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka vizituar sot Zyrën e Punësimit dhe Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë, ku ka theksuar përkushtimin institucional për fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësim e zhvillim profesional.
Ai tha se programi “Garancia për të rinjtë” synon që çdo i ri i regjistruar të marrë një ofertë cilësore brenda katër muajve, duke e cilësuar këtë si standard që po ndërtohet gradualisht në Kosovë.
Sipas Hotit, vizioni i Qeverisë është që asnjë i ri dhe asnjë qytetar i aftë për punë të mos mbetet pa shkollim, pa zanat dhe pa mundësi punësimi.
Gjatë vizitës në Mitrovicë, ministri u njoh nga afër me punën dhe angazhimin e stafit në ofrimin e trajnimeve profesionale dhe shërbimeve të punësimit për të rinjtë.
Ai theksoi se emigrimi nuk duhet të jetë domosdoshmëri për të rinjtë, por ata duhet ta kenë mundësinë e zgjedhjes në vendin e tyre, përmes arsimit cilësor, aftësimit profesional dhe vendeve të dinjitetshme të punës.
“Si Qeveri dhe si Ministri, mbetemi të përkushtuar që të investojmë në rininë tonë, sepse zhvillimi i Kosovës fillon nga fuqizimi i të rinjve”, ka deklaruar Hoti./Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...