Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para, stoli dhe dokumente personale

08:57 | 25 Maj 2026
E.K

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e djeshme në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, persona ende të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e një viktime mashkull kosovar, nga ku kanë arritur të vjedhin para të gatshme, orë dore, një zinxhir, telefon mobil, portofol si dhe dokumente personale, përfshirë letërnjoftimin.

Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë / 24.05.2026 – 16:00. Është raportuar se persona të panjohur brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur para të gatshme, orë dore, zinxhir, një telefon mobil, portofol, letërnjoftim, etj. Rasti është duke u hetuar. /Arbresh.info