Kryeministri Edi Rama, përmes një shënimi në rrjetet sociale e konsideron një “mister të gëzueshëm” faktin që drita jeshile e çeljes së fazës mbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE, përkon me 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit.
Kryeministri e cilëson Frashërin si “udhërrëfyesi gjenial i aspirates sonë shekullore drejt ‘Diellit që lind andej nga perëndon”.
“Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”. Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë”, shprehet kryeministri në postimin e tij.
“Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar”, vijon postimi.
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...
Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe st...
Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ram...
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...