Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

15:21 | 23 Maj 2026
E.K

Fasada e një objekti banesor ka rënë pjesërisht, kështu ka njoftuar Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Në njoftim bëhet e ditur se ekipet emergjente së bashku me Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë janë duke intervenuar në rrugën UÇK pas ngjarjes.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale