Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë në Maqedoninë e Veriut, ku janë përfshirë një veturë e tipit BMW dhe një kamion me targa të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni të Veriut, përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme, ndërsa menjëherë pas goditjes vetura BMW është përfshirë nga flakët. Si pasojë, katër personat që ndodheshin brenda automjetit kanë humbur jetën në vendngjarje.
“Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti BMW të përfshihet menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda veturës nuk kanë arritur të shpëtojnë”, raportojnë mediat.
Nga goditja e fuqishme, edhe kamioni me targa të Kosovës ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar pranë anës së qarkores.
“Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me gjendjen e drejtuesit të kamionit apo identitetin e viktimave”, thuhet në raportimet fillestare nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë njësi të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...
Haxhiu pret në një takim kreun e AKI-së, kërkohet vigjilencë