Ylli Cristiano Ronaldo e ka festuar më në fund titullin e shumëpritur, pra të kampionit në Arabinë Suadite.
Al Nassr është zyrtarisht kampioni më i ri në Arabinë Saudite pas një fitore 4-1 ndaj Damac, në xhiron e fundit të kampionatit.
Sadio Mane e hapi serinë e golave pas një asistimi të Joao Felix, ndërsa Kingslay Coman u përkujdes për golin e dytë.
Sidoqoftë, Damac shqetësoi vendasit kur Sylla realizoi nga pika e bardhë. Megjithatë, për dallim nga sfida me Al Hilal, Cristiano Ronaldo u përkujdes të mos ketë befasi.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi dy gola të bukur për ta kompletuar triumfin prej 4-1.
Ky është trofeu i parë për Ronaldon në Arabinë Saudite, kurse pas një muaji do ta kërkojë Kupën e Botës me Portugalinë./Telegrafi/
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse