Ukraina ka pretenduar se ka vrarë dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin lindor të pushtuar të vendit.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se një valë sulmesh goditën një kamp trajnimi për pilotë rusë të dronëve në qytetin e pushtuar Snizhne, duke vrarë të paktën 65 kadetë dhe një instruktor të mërkurën në mbrëmje.
Kurse, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensy, një tjetër grup sulmesh goditën një seli të shërbimit të sigurisë ruse dhe një sistem mbrojtjeje ajrore në rajonin Kherson në Ukrainën e pushtuar, duke vrarë dhe plagosur pothuajse 100 rusë.
Ndryshe, kohëve të fundit, Kievi ka rritur sulmet me dronë me rreze të mesme që synojnë infrastrukturën ushtarake të Moskës.
Ndërkohë, gjatë gjithë së enjtes, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë lavdëroi për arritjet që pretendon se ka bërë në vijën e frontit, raporton CNN.
Veçmas, ministria tha se ka dorëzuar disa municione bërthamore në vendet e magazinimit në Bjellorusi si pjesë e një stërvitjeje të forcave bërthamore.
Sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, i udhëhoqën këto ushtrime të enjten përmes video-thirrjes.
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...