Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.
Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Kosova e Shqipëria, por këta të fundit janë ndaluar nga policia dhe janë kontrolluar një nga një dhe për momentin nuk janë bashkangjitur në protestë.
Me thirrje “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Gjuha shqipe amanet”, dhe “Fillkov dorëheqje”, studentët protestat i nisën nga Ura e Gurit duke marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë.
Me pankarta “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Gjykata politike e Maqedonisë së Veriut”, “Respekto Ligjin për Gjuhët”, “Gjykata destabilizuese”, “Politika ka korruptuar Gjykatën Kushtetuese“, “Përgjegjësi”, “Mos ma përktheni të ardhmen!”, “Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes” dhe “Ligji për gjuhët është i qartë”, studentët kërkojnë që institucionet të respektojnë ligjin e gjuhëve
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...