Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në kuadër të 15 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes, bashkë me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë nënshkruar deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi”, një zotim për të mos i lënë të rinjtë vetëm në tranzicionin drejt pavarësisë.
Sipas tij, në takim është diskutuar për hapat konkretë që Kryeqyteti ka ndërmarrë në mbështetje të të rinjve, duke përfshirë strehimin, mundësitë për punësim, mentorim dhe përfshirje më të madhe në shoqëri.
“Në takim diskutuam për hapat konkretë që Kryeqyteti ka ndërmarrë në mbështetje të këtyre të rinjve, nga strehimi, te mundësitë për punësim, mentorim dhe përfshirje më të madhe në shoqëri. Një qytet nuk matet vetëm me zhvillimin urban, por me mënyrën se si kujdeset për ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm në fillimin e jetës së tij”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook./Arbresh.info
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë