Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot u është drejtuar ambasadave mike në Kosovë me një letër apeli për ruajtjen e besimit në drejtësinë ndërkombëtare.
Përmes kësaj letre, OVL-UÇK deklaron se ka shprehur shqetësimin lidhur me zvarritjet dhe zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që drejtësia ndërkombëtare të mbetet e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me standardet universale të të drejtave të njeriut.
“Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë. Ajo lindi nga domosdoshmëria, nga e drejta e një populli për të jetuar i lirë në tokën e tij. Kjo përpjekje nuk mund të thjeshtohet në një interpretim të ftohtë procedural. Ishte një përkushtim ndaj lirisë dhe dinjitetit njerëzor përballë shtypjes sistematike, një qëndrim për vlerat demokratike kur nuk kishte mbetur asnjë rrugë tjetër. Çdo përfundim që nuk e pasqyron me drejtësi këtë realitet historik rrezikon shtrembërimin e tij. Kjo thellon perceptimet e padrejta. Kjo lëndon ndërgjegjen qytetare të atyre që e përballuan atë epokë dhe e ngritën këtë shtet mbi atë që dhanë” thuhet në letrën e OVL-së.
OVL-ja po ashtu vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të shteteve mike ndaj Kosovës dhe beson se ruajtja e besimit në drejtësi është jetike për paqen, stabilitetin dhe partneritetin ndërkombëtar.

E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve