Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë qëndrimit në Simpoziumin e St. Gallen në Zvicër, zhvilloi një takim bilateral me ministren e Financave të Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Kusari-Lila theksoi se Kosova po kalon nga një vend përfitues i asistencës zvicerane në një partner ekonomik dhe zhvillimor, ndërsa ratifikimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s pritet të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin e infrastrukturës industriale në Kosovë, me fokus në zonat industriale me standarde mjedisore dhe në rëndësinë e partneritetit me shtete mike për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministrja Kusari-Lila vlerësoi rolin e diasporës kosovare në Zvicër dhe angazhimin e kompanive zvicerane, duke theksuar se Zvicra mbetet një nga vendet me të cilat Kosova ka bilanc pozitiv tregtar.
Ajo shtoi se zhvillimi industrial dhe ekonomik shihet si element i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve dhe për forcimin e sigurisë ekonomike të vendit, përmes rritjes së prodhimit vendor dhe uljes së varësisë nga importi.
Nga ana e saj, ministrja e Financave e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës kosovare në Zvicër.
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...
Ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti aderon në PDK
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...
Haxhiu: Gjetjet e CERD-it konfirmojnë diskriminimin ndaj shq...
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...