Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Izraelin, e kanë mundur rëndë Iranin gjatë operacioneve ushtarake të fundit.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një proklamimi në Zyrën Ovale për aktivitetin fizik të fëmijëve, Trump foli shkurtimisht për zhvillimet në konfliktin me Iranin.
“E kemi mposhtur shumë keq, tani janë reduktuar në anije të vogla me mitralozë në pjesën e përparme. Çdo anije që kishin po pushon nën ujë, në fund të detit. Këta janë njerëz të sëmurë dhe ne nuk do të lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore”, tha ai për forcën detare iraniane, duke përsëritur edhe një herë pretendimin për shkatërrimin e flotës së tyre.
Ai përmendi gjithashtu se SHBA-të janë përfshirë në një përleshje të vogël ushtarake, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Dje, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaroi se kishte fundosur të paktën gjashtë varka të vogla iraniane në Ngushticën e Hormuzit, gjatë operacionit të ri të Trumpit “Operation Freedom”.
Ky operacion synon të sigurojë lëvizjen e anijeve të bllokuara në ngushticë drejt vendeve të sigurta.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, teksa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vazhdojnë operacionet kundër objektivave iraniane.
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...