Trepça ka rikthyer epërsinë në serinë gjysmëfinale ndaj Pejës, në kuadër të play-offit të Superligës së Kosovës.
Trepça triumfoi me rezultat të thellë 123 – 79 (26-21, 28-17, 30-20, 39-21).
Mitrovicasit e nisën fuqishëm për ta fituar çerekun e parë me pesë pikë epërsi (26-21), ndërsa e rritën bindshëm avantazhin në çerekun e dytë me rezultat 28-17.
Kur mendohej se Peja do të kthehej, Trepça veçse e rriti epërsinë, këtë herë në çerekun e tretë me rezultat 30-20.
Kurse, goditjen finale ua dhanë në çerekun vendimtar me plot 18 pikë tjera dallim 39-21.
Drilon Hajrizi ishte i padnalshëm me 26 pikë, ndihmuar nga Amzil me 14 sosh, derisa te Peja u dallua Bracey me 23 sosh.
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...