Një rast grabitje në market ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Policia njofton se sipas ankuesit, një person mashkull, rreth 30 vjeç, i veshur me rroba të zeza, me syze dhe me shall të vendosur mbi fytyrë deri mbi hundë, kishte hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e një arme të gjatë kishte marrë paratë nga arka, për t’u larguar më pas në këmbë në drejtim të varrezave të fshatit.
“Njësitet reaguese dhe ato të hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore në terren, rreth orës 12:30 kanë arrestuar një person të dyshuar, B.T. (28 vjeç). Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë. Rreth orës 12:50 është konfiskuar një armë e gjatë automatike e tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.
“Në vazhdim të hetimeve janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast: R.H. (38 vjeç) dhe V.S. (28 vjeç). Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda, i cili ka autorizuar hetuesit policorë për vazhdimin e hetimeve dhe intervistimin e të dyshuarve. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipëris...
Kristjan Asllani realizon golin e parë me Besiktasin, por sk...
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...