Një person në Prizren ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi kishte marrë një telefonatë nga një person i panjohur, i cili e kishte informuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe se ishte atje me dëshirën e saj.
Policia ka arritur ta lokalizojë të miturën, e cila është intervistuar nga hetuesit.
Ajo ka deklaruar se me dëshirë vazhdon të bashkëjetojë me një person mashkull kosovar.
“Landovicë, Prizren / 18.04.2026 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Ankuesin një person i panjohur e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty. Nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull kosovar. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...