Një nxënës 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar pa ndjenja në një shkollë të mesme në Ferizaj.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi”, ku një nxënës mashkull, në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.
Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Për informata shtesë do të njoftoheni përmes raportit vijues”, ka theksuar Veseli.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...