Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe pritet rezultati i autopsisë.
Sipas raportimeve, viktimat fillimisht janë dërguar nga familjarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku mjekët kanë konstatuar se ata ishin pa shenja jete.
Prokurorja e rastit, Ardita Beqiri Hyseni, ka bërë të ditur se trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, me urdhër të prokurorisë.
“Me të vërtetë sot ka ndodhur ky rast dhe kemi tri viktima, të cilat nga familjarët janë dërguar në QKMF dhe aty janë konstatuar pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupat janë dërguar për autopsi në IML. Shkaqet ende nuk dihen, por të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet për të zbardhur rastin”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët e zjarrit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
“Nuk kemi ende informacione të sakta. Ekspertët e zjarrit dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendngjarje. Shihet se ka pasur zjarr dhe tym, por shkaku i saktë do të dihet pas raporteve të ekspertëve”, është shprehur prokurorja./tëvë1
LEXO EDHE:
Tragjedi në Malishevë/ Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...