Një 48-vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.
‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli.
Më tutje është bërë e ditur se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.
Gjithashtu Veseli shtoi se janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...