Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot nga mediat nëse do të ketë ndonjë takim këtë javë për këtë çështje, mirëpo përgjigja e tij ishte e shkurtër.
“Jemi në konsultime me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, tha Kurti.
Ndryshe, kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka dalë me një aktgjykim, ku ka caktuar 28 prillin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit.
Nëse dështon zgjedhja e presidentit deri në këtë datë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatur...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së
Pas 7 muajsh në hapësirë, tre astronautë kinezë rikthehen në...
Reperi Stresi hyn në politikë: Do të jem në terren pranë rin...
35-vjetori i PS-së, Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë m...
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti