Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur kryeministrit të ri hungarez Peter Magyar, pas një deklarate të këtij të fundit rreth lidhjeve të Vuçiqit me Orbanin.
Nuk është lajm që Vuçiq dhe kryeministri hungarez i rrëzuar së fundmi nga pushteti, Viktor Orban, kishin marrëdhënie të mira, dhe Vuçiq në kundërpërgjigje tha se ai dhe Orban kanë të njëjtin kumbar – që sipas tij është ‘liria e fjalës, mendimit dhe veprimit’.
“Kumbari ynë i përbashkët është që ne i duam vendet tona më shumë se kushdo dhe çdo gjë tjetër në botë. Dhe ky është emëruesi ynë i përbashkët”, tha Vuçiq.
Megjithatë, Vuçiq nuk kishte fjalë kaq të mira për pasardhësin e Orbanit, Magyar.
Ai iu referua fjalimit të hungarezit pas fitores në zgjedhje kur tha: ‘…Unë gjithashtu e di se çfarë lloj lidhjesh ekzistojnë midis Sllovakisë së Robert Ficos, Vuçiqit dhe Viktor Orbanit, dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha.’
“Vazhdo dhe përgjigju, meqë e di, më thuaj kush është kumbari. Ai nuk ka ide. Është më shumë si ‘hajde, mos i them të gjitha, por le të mendojnë njerëzit se është Putini ose dikush tjetër’. Nëse nuk do të na interesonin marrëdhëniet me hungarezët në vendin tonë, nëse nuk do të na interesonin marrëdhëniet me Hungarinë, do ta quaja atë deklaratë budallallëk dhe të papërgjegjshëm, nuk do ta bëj kështu”, u shpreh Vuçiq.
Vuçiq shtoi gjithashtu se “Magyar nuk ka autoritetin për të kryer hetime në Serbi”, pas një deklarata që kryeministri i ri hungarez tha se TISA do të hetojë sulmin e supozuar të planifikuar ndaj tubacionit të gazit pranë Kanjizhës.
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...