Me masa të rrepta sigurie, tre të akuzuarit për sulmin e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit janë sjellë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca e sotme pritet të vazhdojë me fjalën përfundimtare të Prokurorisë dhe palës së dëmtuar.
Dy prej tyre, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje, ndërsa Dushan Maksimoviq ka vendosur të paraqesë mbrojtjen e tij.
Të tre të akuzuarit po gjykohen për pjesëmarrje në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Sipas aktakuzës, ata dyshohet se kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Kosovës me qëllim bashkimin me Serbinë.
Gjykata, ndërkohë, ka refuzuar propozimin që gjykimi ndaj 42 të akuzuarve të tjerë (41 persona fizikë dhe një person juridik) të vazhdojë në mungesë./Arbresh.info
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...