Sipas njoftimit, hetimet kanë nisur pasi i dyshuari ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore, autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë atë.
Policia bën të ditur se më 14 prill 2026, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, është realizuar bastisja në banesën e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë, përfshirë tri pistoleta dhe dy armë të gjata, si dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është intervistuar nga policia për posedim të paautorizuar të armëve dhe për posedim të armëve me leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatur...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së
Pas 7 muajsh në hapësirë, tre astronautë kinezë rikthehen në...
Reperi Stresi hyn në politikë: Do të jem në terren pranë rin...
35-vjetori i PS-së, Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë m...
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti