Ish-presidenti dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin Opinion, u pyet sërish për ndërtimet në Aeroportin e Vlorës.
Pacolli deklaroi se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë, por se ka pasur dijeni për to.
“Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë person i informuar. Projektin e Aeroportit të Vlorës e kam pasur me shumë dëshirë. Doja të bëja diçka të bukur në Vlorë. Këtë eksperiencë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë. Një projekt i tillë u trajtua pa asnjë respekt, pa asnjë dëshirë që të ketë sukses projekti”, tha Pacolli.
I pyetur nëse është në dijeni të akuzave të SPAK, Pacolli u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë. Ai tha se kompania e tij ka ndërtuar shumë aeroporte dhe kurrë nuk ka pasur probleme.
Pacolli tha se e disponon dokumentacionin e plotë për ndërtimin.
Blendi Fevziu: A jeni në dijeni të akuzave të SPAK?
Bhgjet Pacolli: Nuk jam në dijeni. Unë kam ndërtuar disa aeroporte nëpër botë.
Blendi Fevziu: Pse SPAK pretendon se mungojnë dokumentet?
Behgjet Pacolli: Nuk mungojnë dokumentet. Ne e kemi kopjen e dokumentacionit. MAPKO ka garantuar kapitalin fillestar prej 5 milionë eurosh. Kemi paguar faturat e punëkryesit. Kredia është garantuar nga MAPKO.
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...
Shqipëria nis përafrimin me BE-në për Inteligjencën Artifici...
Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për soli...
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën stërvitore para udhëti...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë në...
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...