Dy persona janë arrestuar në fshatin Vranidoll të Prishtinës, pasi një mosmarrëveshje verbale mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht janë përfshirë në një debat lidhur me një kontest pronësor, i cili më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Vranidoll, Prishtinë / 11.04.2026 – 17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale rreth një kontesti pronësor kanë eskaluar në përleshje fizike (janë sulmuar mes veti). Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë