Kupa e Botës nuk ka filluar ende, por çmimet e biletave vazhdojnë të rriten. Krahas konfliktit të armatosur dhe kërcënimeve për greva në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, tema më e nxehtë janë çmimet e biletave.
Dhe në këtë drejtim, FIFA thuhet se ka bërë një përditësim. Sipas Associated Press është shtuar një kategori tjetër biletash (më ekskluzive dhe, mbi të gjitha, më të shtrenjta), duke rritur koston e ndjekjes së ndeshjeve drejtpërdrejt me shifra marramendëse.
“Bomba” vjen me ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait më 12 qershor në Inglewood. Vetëm pak ditë më parë, çmimi maksimal për një biletë të klasit të parë mund të arrinte në 2,735 dollarë, por tani FIFA ka shkuar një hap më tej duke prezantuar biletat “e rreshtit të parë”, duke ofruar vende vërtet premium në rreshtin e parë që arrijnë deri në 4105 dollarë, pak mbi 3500 euro.
Shikimi i ndeshjes nga afër nuk ka qenë kurrë kaq i shtrenjtë.
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...