Kryeministri i Albin Kurti ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij akti themeltar për shtetin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në deklaratën e tij, Kurti vuri në pah se Kushtetuta përfaqëson bazën juridike të institucioneve shtetërore dhe garanton funksionimin demokratik të tyre në shërbim të interesit publik.
Sipas tij, ajo mishëron vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve për një shtet të pavarur, të lirë, demokratik dhe të barabartë.
I pari i Qeverisë së Kosovës, theksoi Kushtetuta orienton vendimmarrjen politike dhe përcakton standardet e veprimeve të institucioneve, duke kërkuar përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë bartësit e përgjegjësive publike.
Ai nënvizoi rëndësinë e integritetit, maturisë dhe besnikërisë ndaj rendit kushtetues në ushtrimin e mandateve zyrtare.
Në vijim, Kurti vlerësoi rolin thelbësor të institucioneve të sistemit në interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese, duke e lidhur këtë me ruajtjen e besimit qytetar dhe balancimin e pushteteve brenda rendit kushtetues.
Në përmbyllje, ai riafirmoi angazhimin për përgjegjësi të lartë shtetërore dhe qytetare, duke e cilësuar këtë si garanci për paqe, demokraci, drejtësi dhe siguri, si dhe për të ardhmen evropiane të vendit.
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...