Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje rreth orës 09:55 në Llaushë, Skenderaj, ku një person dyshohet se humbi jetën si pasojë e zjarrit.
Sipas raportimeve, një burrë ka njoftuar autoritetet se e ka gjetur djalin e tij të asfiksuar dhe pa shenja jete. Ankuesi ka bërë të ditur se viktima kishte probleme të shëndetit mendor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Skenderaj 07.04.2026 – 08:27-09:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se është gjetur i asfiksuar pa shenja jete djali i tij (sipas ankuesit me të meta mendore). Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...