Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë u ka bërë thirrje për një protestë paqësore këtë të premtë, në orën 12:00, në Sheshin e Qytetit të Pejës, si reagim ndaj gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj.
Studentët njoftojnë se sulmimi verbal ndaj figurave të luftës çlirimtare dhe deformimi i historisë së Republikës së Kosovës janë të papranueshme dhe cenojnë kujtesën kolektive dhe dinjitetin e shoqërisë.
Ata bëjnë thirrje që qytetarët, studentët, profesorët dhe të rinjtë t’i bashkohen protestës për të mbrojtur të vërtetën historike, për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe çdo përpjekje për të shtrembëruar historinë e Kosovës.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...