Mesjava shënon fundin e garave të rregullta, por edhe fundin e dilemave.
Vetëm minutat e fundit do të përcaktojnë se kush do të renditet në vendin e katërt, kush do të jetë në vendin e gjashtë dhe kush do të bie nga Superliga.
Ky ishte një nga edicionet më të ‘çmendura’ në elitë me luftë deri në fund.
Për vendin e katërt luajnë Peja dhe Ylli, ndërsa shumë interesant është gara në fund, ku Prishtina ka 37 pikë, një më shumë se Rahoveci 029 e Vëllaznimi.
Të mërkurën janë tri ndeshje vendimtare, derisa të enjten përballen Bashkimi dhe Bora që kanë siguruar “Play-off”-in, nga vendi i dytë, përkatësisht tretë.
Trepça – Sigal Prishtina është përballja e rivalëve të vjetër, por që ndodhen në pozita të ndryshme. Kampionët janë liderë me 51 pikë, kurse bardhekaltrit kanë 37. Derisa mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë, prishtinasit po luftojnë për vendin e gjashtë, që siguron pozitën e fundit për “Play-off”.
Vëllaznimi – Peja është sfida tjetër shumë interesante. Kuqezinjtë kanë 36 pikë dhe ende janë po luftojnë për mbijetesë e “Play-off”, derisa verdhezinjtë kanë 38 pikë dhe me fitore synojnë vendin e katërt, që siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.
Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029 po ashtu është përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Për therandasit për vendin e katërt, ku momentalisht kanë 39 pikë, kurse ‘Vreshtarët’ kanë 36 dhe po luftojnë për mbijetesë.
Të enjten është sfida e fundit, Bashkimi-Bora. Portokallezinjtë me 46 pikë e prishtinasit me 41, kanë siguruar garat shtesë.
Vendi i parë dhe dytë e kanë të siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, kurse në çerekfinale ndeshen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

ProCredit Superliga-Java 28
E mërkurë
18:45 Trepça – Sigal Prishtina
18:45 Vëllaznimi – Peja
18:45 Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029
E enjte
18:45 Bashkimi – Bora
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...