Milan mbrëmë u mposht nga Napoli minimalisht 1-0 në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A.
Kështu tashmë Rosonerët e shohin veten në pozitën e tretë në tabelë me nëntë pikë mbrapa liderit, Interit, shkruan Arbresh.info.
Për trajnerin kuqezi, Massimiliano Allegri gara për titull ka marrë fund.
“Scudetto? Tani jemi jashtë. Inter ka 9 pikë avantazh dhe Napoli është përpara. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mbajmë avantazhin tonë për të arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Allegri.
Tutje, ai komentoi rrjedhën e lojës dhe aspektin taktik.
“Një ndeshje me pak raste, ku duhej të shfrytëzonim çdo episod. Pësuam gol me mbrojtje të vendosur, ndërsa në situata të tjera duhej të ishim më të shpejtë në goditje. Gabuam në zgjedhje dhe në saktësi. Duhet të përmirësohemi, por të qëndrojmë të qetë.”
“Pulisic u kthye të premten nga kombëtarja, ndërsa Leao kishte 12 ditë pushim. Të nisnim me tre sulmues ishte e vështirë… ndoshta duhej të ndërhyja rreth minutës së 70-të. N’Kunku dhe Fullkrug bënë mirë, por në ato raste duhet të godasim portën. I dhamë Napolit hapësira për kundërsulme, më shumë sesa duhej”, deklaroi ai.
Milan ndeshjen e radhës e luan në shtëpi me Udinesen, të shtunën me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...