Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat e fundit të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur mbështetjen e saj për kërkesat e tyre për arsimim në gjuhën amtare.
Në një njoftim publik, Akademia thekson se studentët shqiptarë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë zhvilluar ditët e fundit një seri protestash paqësore, si brenda hapësirave universitare ashtu edhe në ambiente publike të qytetit, për të artikuluar kërkesat e tyre legjitime.
Sipas këtij institucioni shkencor, përmes këtyre tubimeve studentët kërkojnë respektimin e një të drejte themelore: arsimimin në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet, si dhe sigurimin e një përfaqësimi të drejtë dhe përmirësim të kushteve të studimit.
Akademia vlerëson se këto zhvillime rikthejnë në vëmendje një çështje thelbësore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut – garantimin real të barazisë dhe zbatimin e të drejtave kushtetuese, në përputhje me standardet evropiane për përdorimin e gjuhës.
“Arsimi në gjuhën amtare është një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar”, thuhet në reagim, ku njëkohësisht nënvizohet nevoja që përdorimi i gjuhës shqipe të jetë i lirë, legjitim dhe pa pengesa në institucionet arsimore.
Në përfundim, Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpreh solidaritetin e saj me studentët shqiptarë, duke e cilësuar përpjekjen e tyre si të drejtë dhe legjitime, në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore dhe të barazisë në arsim.
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...