Arsenal po përballet me një javë vendimtare për ambiciet në Evropë. “Topçinjtë” do të ndeshen me Sportingun e Lisbonës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, një kundërshtar që konsiderohet si një nga surprizat e këtij edicioni.
Pas humbjes së Kupës së Ligës dhe eliminimit nga FA Cup kundër Southamptonit, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon të fitojë për herë të parë në histori trofeun e madh evropian.
Për këtë arsye, londinezët janë rikthyer në stërvitje për t’u përgatitur për sfidat e radhës, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një ushtrim i pazakontë.
Në një ditë pushimi, Arteta ka vendosur të befasojë lojtarët e tij me një stërvitje që kombinon futbollin, përqendrimin… dhe stilolapsat!
Who knew Arsenal’s bank holiday training session would be based around a pen? 😅✍️ pic.twitter.com/vdpS5JzCpK
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 6, 2026
Në pamje që janë bërë virale, lojtarët e Arsenalit shihen të grupuar duke mbajtur stilolapsa mes tyre, ndërsa njëkohësisht luajnë me topin. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte i qartë: të ruajnë fokusin maksimal dhe të mos shpërqendrohen në asnjë moment, duke kryer dy veprime njëkohësisht.
Në futbollin modern, përveç cilësisë teknike, përqendrimi është një element kyç. Gjithnjë e më shumë trajnerë po i kushtojnë rëndësi këtij aspekti, duke përdorur metoda të veçanta për ta përmirësuar atë.
Ky ushtrim i veçantë i Arsenalit nuk shërben vetëm për aspektin sportiv, por edhe për të forcuar frymën e grupit. Një mënyrë ndryshe stërvitjeje që afron lojtarët mes tyre, sidomos në momentet më të rëndësishme të sezonit.
Arteta e di mirë rëndësinë e javëve në vijim dhe nuk ka hezituar t’i kombinojë seriozitetin me argëtimin, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e përgatitur për sfidat vendimtare në Evropë./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit