Trajneri i Napolit, Antonio Conte afër rikthimit në krye të kombëtares së Italisë, pasi këta të fundit dështuan të kualifikohen në Botëror në krye me Gattuson.
Nëse Giovanni Malaga do të jetë kreu i ri i FIGC, në zgjedhjet që do të mbahen më 22 qershor, atëherë Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Italisë, bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”.
Edhe pse Conte është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2027, Aurelio De Laurentiis nuk do të nxjerrë asnjë pengesë që trajneri aktual i Napolit të marrë drejtimin e kombëtares italiane, duke ditur marrëdhënien perfekte që presidenti i napolitanëve ka me kandidatin kryesor për kreun e ri të FIGC, Giovanni Malaga.
Kujtojmë se Conte ka drejtuar Italinë në vitet 2014–2016, ku arriti deri në çerekfinalet e kampionatit Europian. Mesa duket, Conte është i bindur se nuk e ka kryer plotësisht misionin e tij tek “Axurrët”, ndaj kërkon të rikthehet edhe njëherë, aq më tepër në këtë moment delikat.
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj