Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO-n me rastin e 77-vjetorit të themelimit, duke shprehur mirënjohje për rolin e saj në çlirimin dhe paqen në Kosovë.
Ai ka theksuar se populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për kontributin e Aleancës, ndërsa ka vlerësuar edhe gatishmërinë e ushtrisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e saj.
“Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit. Populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, ka shkruar Haradinaj.
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...