Papa Leo zhvilloi të premten një bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, gjatë së cilës bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik me qëllim ndërprerjen e konflikteve me Iranin.
Sipas deklaratës zyrtare të Selisë së Shenjtë, Papa Leo i kërkoi presidentit Herzog të “rishikojë dhe të rihapë të gjitha rrugët e dialogut”, duke theksuar domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Deklarata e Vatikanit vjen në një periudhë të tensionuar në rajon, ku përplasjet ushtarake mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar viktima dhe kanë rritur pasigurinë për banorët lokalë.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...