Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se personat me autizëm janë qenie njerëzore të mrekullueshme, të cilët, siç thotë ai, si secili prej nesh, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi ne Facebook, Begaj tha ndër të tjera se treguesi më i vërtetë i humanizmit të një shoqërie dëshmohet, para së gjithash, në përkujdesjen për anëtarët e saj në nevojë.
“Autizmi është një sfidë, përballimi i së cilës duhet të jetë përparësi shoqërore dhe shtetërore. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet përmes mbështetjes së vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre”, ka shkruar ai.
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...