Pas eliminimit nga Big Brother, Mali ka reaguar për herë të parë përmes llogarisë së tij zyrtare, duke falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit të tij në shtëpi.
Në një mesazh emocionues, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë 104 ditëve të qëndrimit në këtë format, duke theksuar se eksperienca ka qenë e paharrueshme dhe shumë e vlefshme për të.
“Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar,” thuhet në reagimin e tij.
Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, Mali duket se ka fituar diçka më të rëndësishme, zemrat e publikut. Reagimi i tij është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vazhduar ta mbështesin dhe ta vlerësojnë për sinqeritetin dhe qëndrimin e tij gjatë gjithë lojës.
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...