Sipas njoftimit të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, eksperti i përzgjedhur do të paguhen me 250 euro për çdo procedurë rekrutimi në të cilën marr pjesë.
Eksperti do të ket rol në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozita të larta drejtuese, duke zbatuar rregulloren përkatëse për pranimin në shërbimin civil.
Për të aplikuar, kandidatët do të duhet të kenë diplomë universitare, së paku tetë vite përvojë pune – prej tyre pesë vite në pozita drejtuese – si dhe të plotësojnë një sërë kriteresh ligjore, përfshirë mosangazhimin në parti politike dhe mungesën e dënimeve penale.