Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin gjerman të Witten, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë, ndërsa nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë.
Mediat raportojnë se, sipas policisë lokale, ngjarja nisi si një grindje verbale brenda banesës familjare, e cila më pas u përshkallëzua dhe u zhvendos në një hapësirë publike, në sy të banorëve të zonës. Situata doli jashtë kontrollit kur u përdor një objekt i mprehtë.
Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje bënë përpjekje intensive për të shpëtuar jetën e 13-vjeçarit, por plagët e tij rezultuan fatale.
Autoritetet konfirmuan se babai gjerman, është i dyshuari kryesor dhe u arrestua rreth 100 metra larg shtëpisë. Sipas raportimit të Bild, thirrja e parë emergjente u regjistrua në orën 10:29 të mëngjesit.
Një dëshmitar i cituar nga media gjermane deklaroi: “Duart e tij ishin të mbuluara me gjak. Ai ishte i shtrirë përtokë, nën mbikëqyrjen e dy oficerëve të policisë.”
Ndërkohë, rreth 20 dëshmitarë të ngjarjes po marrin mbështetje psikologjike nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur kontrolle të detajuara në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...