Tre shqiptarë janë dënuar pas një hetimi nga Shërbimi i Policisë Metropolitane. Ata akuzohen si anëtarë të rrjetit të kontrabandës së njerëzve me bazë në Londër, të cilët morën 11,000 paund për të dërguar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Grupi u arrestua më 18 qershor 2025.
Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan secili me nga 5 vite e 8 muaj burg, ndërsa Stelian Bodnariu me 3 vite e 4 muaj. Gjatë hetimeve, oficerët zbuluan se stacionet e karburantit në të gjithë autostradën M25 dhe më gjerë po përdoreshin për të transportuar emigrantë që po kontrabandoheshin në Mbretërinë e Bashkuar përmes automjeteve të rënda.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë mësohet se ata më pas u transferuan në automjete të tjera përpara se të transportoheshin në Londër.
Detektivët përcaktuan se deri në 20 shqiptarë u dërguan në Londër përmes bandës gjatë 18 muajve që ata vepruan. Pasi u arrestuan, analiza e telefonave zbuloi komunikim midis kontrabandistëve dhe shoferëve të automjeteve të rënda duke organizuar pikën e takimit dhe transferimet.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur