Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur veprimin e Prokurorisë Speciale lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.
Rama theksoi se e vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi dhe çdo përpjekje për ta manipuluar duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të historisë dhe drejtësisë.
“E vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi, por themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo manipuluar atë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale.”, ka shkruar Rama.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur