Presidentja e Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Izbicës, duke theksuar se kjo ngjarje tragjike mbetet një dëshmi e dhimbjes, por edhe një thirrje e fuqishme për drejtësi.
Ajo rikujtoi se 147 civilë të pafajshëm shqiptarë u vranë mizorisht nga forcat serbe, mes tyre edhe foshnja 6-muajshe Dafina Qelaj, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë barbare brenda shtëpisë së saj.
Presidentja Osmani theksoi se Izbica nuk duhet parë vetëm si simbol i vuajtjes dhe sakrificës për liri, por edhe si një kujtesë që nuk guxon të zbehet me kalimin e kohës.
Sipas saj, krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë duhet të përballen me drejtësinë dhe përgjegjësit të mbajnë llogari.
“27 vjet më parë, 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Serbisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 6-muajshe, Dafina Qelaj. Një jetë që sapo kishte filluar, u shua barbarisht, bashkë me shumë të tjera, brenda shtëpive të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë. Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë. Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. Krimet e Serbisë, të cilat u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit tone, duhet të përballen me drejtësinë. Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin