Ish-Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë tani është koha që Bashkimi Evropian ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.
Ai ka thënë se konfirmimi i sotëm nga Komisioni Evropian për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, duhet të hap një fazë të re të angazhimit produktiv.
“Konfirmimi i sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin e Parlamentit Evropian për heqjen e masave dhe lirimin e të gjithë ndihmës financiare për Kosovën duhet të hapë një fazë të re të angazhimit produktiv: Koha për të nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës anëtarësim “, ka shkruar Bushati.
Komisioni Evropian ka konfirmuar sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.
“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, tha Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian.
Masat ndaj Kosovës u vendosën më 2023 dhe kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...