Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt

16:48 | 9 Mars 2026
D.H

Real Madrid po kalon një moment shumë të vështirë sa i përket lëndimeve, vetëm pak ditë para ndeshjes së rëndësishme në UEFA Champions League kundër Manchester City.

Pas konfirmimit se sulmuesi francez Kylian Mbappé nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, “Los Blancos” kanë marrë një tjetër goditje. Klubi madrilen ka njoftuar edhe për lëndimin e mbrojtësit të majtë Álvaro Carreras, shkruan Arbresh.info.

Futbollisti galician, i cili mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigo për shkak të pezullimit, nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen e Champions League.

Sipas raportit mjekësor të publikuar nga klubi, Carreras ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë, që e detyron të ndalet përkohësisht.

Kështu, trajneri i Real Madridit do të duhet të përballet me shumë mungesa të rëndësishme përballë kampionëve të Anglisë. Përveç Carreras dhe Mbappé, jashtë skuadrës janë edhe Éder Militão, David Alaba, Jude Bellingham, Dani Ceballos dhe Rodrygo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale