Vushtrria fiton derbin me Lirinë dhe vazhdon shkëputjen – Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 23-të

16:15 | 8 Mars 2026
D.H

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku Vushtrria e ka fituar derbin e javës ndaj Lirisë.

Liderja aktuale triumfoi në Prizren me rezultat 0-1, shkruan Arbresh.info.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Vëllaznimi me rezultat 1-0. Triumf të madh ka arritur edhe Dinamo që mposhti në shtëpi 2 Korrikun 4-1.
Po ashtu një fitore me vlerë të madhe e arriti edhe Vjosa e cila mposhti Trepçën 89 me rezultat 3-1.

Besa e Pejës u nda baras me Trepçën 3-3, ashtu sikurse pa fitues përfundoi edhe takimi mes Tefik Çangës dhe KEK-ut (1-1).

Befasi e kësaj jave ishte barazimi i Feronikelit 74 me Rilindjen 2-2.

Kurse Istogu mposht Suharekën 1-3, derisa Kika triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Prizrenit.

Vushtrria tashmë ka 50 pikë tri më shumë se Vëllaznimi, Dinamo e Feronikeli, derisa me nga 45 pikë kanë ngecur Liria e Trepça 89 pas humbjeve të sotme. Dy vendet e fundit i kanë Besa Peja me 18 pikë dhe Prizreni me 13 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale