Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit./Arbresh.info
Berisha paralajmëron protestën e radhës
Shefi i agjencisë bërthamore: S’ka asnjë provë se Irani po n...
Spanja i përgjigjet Trumpit pas kërcënimit për ndërprerje të...
Bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhi...
Barcelona me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë ndaj A...
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane