Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, konkretisht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit kundër administrimit të drejtësisë një fotografi ku shihej një qese me mbeturina.
Sipas Prokurorisë, kjo fotografi është bërë gjatë bastisjeve në shtëpinë e Isni Kilajt në të cilën ka pasur copëza letre të grisura.
Prokuroria thotë që sipas analizave forenzike, ka dalur që letrat e grisura i përkasin dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit 4 i cili ishte dëshmitar i mbrojtur në rastin e Thaçit për krime lufte.
“Ekspertet forenzik i kanë bashkuar këto copëza të letrës dhe rezultatet tregojnë që Kilaj kishte grisur dhe hedhur në kosh mbeturinash jo copëza letrash rastësore por letra të dëshmive të mëparshme të dëshmitarit 4”, tha prokurori Joshua Hafetz.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...