Katër shtetas afganë janë përfshirë në një përleshje mes vete në Prishtinë, ku gjatë konfliktit është përdorur një mjet i ftohtë – thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje dhe konflikti verbal, katër të dyshuarit janë rrahur mes vete, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur një thikë.
Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë 26.02.2026 – 20:40. Pas një mosmarrëveshje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...