Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të zhvillohen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për pengim të drejtësisë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 09:30 dhe pritet të përmbyllet rreth orës 16:00.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarë dhe kanë dhënë udhëzime për ndikim në dëshmitë e tyre, me qëllim të pengimit të rrjedhës normale të procesit gjyqësor.
Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues. Seancat e gjykimit janë planifikuar nga 2 deri më 6 mars.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...